Austria theu rekordin e saj të temperaturës më të lartë të të gjitha kohërave për të dytën ditë radhazi, me merkurin që arriti në 41.2°C në Bad Deutsch-Altenburg në pjesën lindore të vendit, tha shërbimi meteorologjik GeoSphere Austria. Rekordi i mëparshëm u vendos vetëm dje, me 41°C të regjistruara në stacionin Vjenë-Stammersdorf.
Vendi ka përjetuar tashmë një korrik jashtëzakonisht të nxehtë dhe të thatë, me thatësirë të përhapur dhe mungesë shiu. “ Ventilatori na shpëton, është shpëtimi ynë”, tha për AFP-në një shitëse 20-vjeçare akulloresh. “R rugët tregtare të Vjenës janë bosh gjatë ditës dhe shitjet rifillojnë vetëm pasdite, kur dielli dhe temperaturat bien , shpjegoi ajo.
Austria gjithashtu përjetoi valën më të keqe të nxehtësisë të regjistruar ndonjëherë për muajin qershor këtë verë, me temperatura rekord që i tejkalonin ato të mëparshmet me një mesatare prej 1.4 gradë Celsius. Sipas shkencëtarëve, ndryshimet klimatike të shkaktuara nga emetimet e gazrave serrë të shkaktuara nga njeriu po rrisin frekuencën dhe intensitetin e ngjarjeve ekstreme të motit.
