Tronditëse në Greqi/ E detyroi të flinte me të nën kërcënimin se do

0%

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Greqi, ku një 41-vjeçar shqiptar akuzohet për përdhunim të përsëritur dhe abuzim seksual ndaj vajzës 9-vjeçare të bashkëshortes së tij. Sipas dosjes hetimore, 41-vjeçari dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të miturën gjatë verës së vitit 2023, kur nëna e saj, shtatzënë, ndodhej në Shqipëri dhe ia kishte lënë vajzën në kujdes.

Hetimet tregojnë se abuzimet kanë vijuar edhe pas kthimit të nënës, deri në pranverën e vitit 2025. Prokuroria pretendon se i akuzuari e detyronte 9-vjeçaren të flinte në të njëjtin shtrat me të dhe, nën kërcënimin se do të vriste gjyshen dhe të afërm të tjerë të saj, e detyronte të duronte akte seksuale kundër vullnetit të saj.

Sipas autoriteteve greke, e mitura nuk i tregoi nënës për ngjarjet, pasi kishte frikë nga njerku i saj dhe nga kërcënimet që ai i kishte bërë ndaj familjarëve. Rasti u zbulua pas denoncimeve të personave të tretë. 41-vjeçari mohon të gjitha akuzat, duke pretenduar se ato janë të pavërteta. Çështja pritet të shqyrtohet në Gjykatën Penale të Larisës në muajin tetor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot