Zemaj: Qëndrimi i LDK është i njëjtë, ndarja e pushteteve të jetë i

0%

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj deklaroi se qëndrimi i partisë mbetet i njëjtë sa i përket krijimit të institucioneve të reja, duke vendosur barrën mbi Lëvizjen Vetëvendosje si shumicë parlamentare. Pas mbledhjes së grupit parlamentar, Zemaj tha se objektiv mbetet shmangia e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

I pyetur se a do të ketë takim sot mes kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku dhe atij të VV-së Albin Kurti, Zemaj u shpreh se tashmë është limiti i afateve kushtetuese. Tutje, Zemaj theksoi se qëndrimi i partisë mbetet i njëjtë, ndarja e pushteteve duhet të jetë i balancuar në rast bashkëpunimi qeverisës.

Zemaj:Qëndrimet e LDK janë publike, ndarja e pushteteve duhet të jetë e balancuar “Qëllimi mbetet i njëjtë, arsyeja evitimi i shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme nuk i konvenon qytetarit dhe barra e përgjegjësisë bie mbi Kurtin si shumicë parlamentare për krijimin e institucioneve të reja..

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nuk besoj sepse nesër është thirrur seanca, dita e sotme vetëm kaloj, nuk jemi në urgjenca por në limit të afateve kushtetuese që nesër duhet të konstituohet kuvendi i ri… Qëndrimet e LDK janë publike, ndarja e pushteteve duhet të jetë e balancuar, nëse dëshirohet që të këtë partneritet funksional në interes të Kosovës.

Nëse ka qëllime personale, ambicie të mbajtjes së pozitave shtetërore, duke i shërbye një partie politike, atëherë LDK nuk sheh ndonjë mundësi tjetër të kontribuojë, përveç votës demokratike që e ka në kuvend”, tha Zemaj.

I pyetur nëse për LDK-në do ishte e mjaftueshme pozita e kryetarit të Kuvendit, apo synojnë edhe postin e presidentit, Zemaj tha se fokusi i partisë nuk është tek postet, por te garantimi i një partneriteti funksional.

Zemaj: Kjo temë që është hedhur nga LVV në emër të pozitave, ato janë kredibile që sigurojnë partneritet “Kjo temë që është hedhur nga LVV në emër të pozitave, ato janë kredibile që sigurojnë partneritet. Kryetari i kuvendit i takon shumicës kuvendare edhe me kushtetutë por edhe si përfaqësim parlamentar.

Pjesë tjerat që lidhen me ekzekutivin dhe sigurinë e kontrollit mbi pushtetin siç është roli i presidentit, është mbi nivelin partiak të përfaqësimit që i takon një subjekti politik pozita e kryetarit të parlament it”, tha ai. Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit, kryetari i LVV-së Albin Kurti ka mbajtur takime me kreun e LDK dhe PDK.

Në një takim të dytë, ai që pranoi ftesën ishte kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku, por takim pa sukses, ku nuk arritën të arrijnë një marrëveshje. Nesër në ora do të mbahet seanca konstituive për Kuvendin e Kosovës, porse ende nuk ka një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit, pas krijimit të legjislaturës së 11-të.

Burimi: Bota Sot