Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje Dejona Mihali ka dhënë disa shpjegime për babain dhe familjen e saj, në një postim me reagim të ashpër ndaj kryetarit të Skënderajt, Sami Lushtaku. Lushtaku e pyeti Mihalin se çfarë misioni ka në Kosovë, kush e paguan dhe “ a të ka sjellë në Kosovë shërbimi grek, serb apo rus?” pyeti ai, pasi Mihali paraprakisht e përmendi në një postim Lushtakun. Postimi i saj i plotë: U lajmërua dhe bosi i Përpamiut, samiulushtaku dora vet. Mirë bëre. Se çdo herë po mbetesh pas shpinës së Ganimetes. Ajo e nderuara, çdo ditë kujdestari pas emrit tënd. Ama, po të dish të lexosh shqip nuk të është thënë ty “krim i organizuar” os “rrënjët e krimit”. Po thuaj ti e di më mirë këtë punë. Nëse do mbaje dhe ti. E gëzofsh! Tani, mirë që u lajmërove se shumë e ke sikletin e madh dhe ti. Mos pahiri PDK po bën ndonjë dakordim e po lëviz nga bllokada ku ka ngecur. Aty ku e do ti. Të ngecur, nëpër marifetet e tua dhe atyre që të vinë rrotull. E do një PDK sa për vete, sa me t’i la ty gjynahet. Po dije që dhe ata një ditë kanë me u largu nga ty, se nuk ta kanë me borxh. Sa për Aleksandrin, që ta dish, se për ta kuptuar nuk kupton dot: Nënkolonel Aleksandër Mihali ka lindur në Tiranë e do vdes po atje, ku i ka varret e babës, nënës e krejt familjes. Ti dhe soji yt që për 1 vit që ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet, nuk i afroheni as të këmbët Aleksandrit dhe shokëve të tij. Se ata po i afrohen të 80-tave dhe kurrë nuk ia kanë punuar pas shpine as Shqipërisë as shqiptarisë. E kundërta, krejt jetën kanë punuar me nder. E ashtu do t’i mbyllin sytë, të nderuar. E ti? Çka me thënë njeriu për ty? Faqja e zezë. Ngado plaçk, haraç, dhunë, gangsterllëk, budallallëk, pisllëk. Veç ai vit i luftës, shyqyr zotit që e ke dhe atë. Por edhe për atë mbase me të pyet kur erdhe në luftë o zotëri? Në cilin muaj e vit?
Dejona Mihali i reagon ashpër Sami Lushtakut, jep shpjegime edhe për babain dhe familjen e saj

Burimi:
Bota Sot