Vance tregon arsyet pse ende nuk është publikuar teksti i marrëveshjes SHBA-Iran

0%

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance është deklaruar sërish lidhur me dokumentin e marrëveshjes me Iranin. Ai ka treguar arsyet pse teksti i marrëveshjes së paqes ndërmjet SHBA-së dhe Iranit ende nuk është publikuar. Lidhur me këtë, ai ka thënë të martën se zyrtarët duhet t’i rëndisin çështjet në mënyrë të duhur. “Po ndodhin disa gjëra delikate diplomatike ku iranianët, dhe jo vetëm iranianët, por disa nga ndërmjetësuesit tanë nga Pakistani e Katari, na kanë kërkuar ta renditim këtë në mënyrën e duhur”, ka thënë Vance në emisionin Megyn Kelly. Ai ka thënë se për shkak të ndjeshmërisë së botën arabe, kërkohet që të jenë të përgjegjshëm. “ Ka ndjeshmëri që ekzistojnë në botën arabe dhe myslimane ndaj të cilave po përpiqemi të jemi të përgjegjshëm”, ka thënë ai. Deklarimet e Vance kanë ardhur pas kërkesave për publikimin e tekstit të marrëveshjes, i cili ka thënë se dokumenti do të publikohet më së voni të premten.

Burimi: Bota Sot