Policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë një grua nga një situatë e

0%

Një grua rreth 30-vjeçare është shpëtuar të martën, më , nga një situatë e rrezikshme në Kaçanik, pas reagimit të Policisë së Kosovës, zjarrfikësve dhe ekipeve të emergjencës.

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës , një njësi e Trafikut Rajonal, gjatë patrullimit në rrugën magjistrale, kishte vërejtur gruan duke ecur në pjesën e betonuar të urës, në afërsi të Fushës së Pajtimit, në rrethana që ngritën dyshime për rrezik të mundshëm ndaj jetës së saj.

Pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat policore, Njësia e Hetimeve, Njësia e Zjarrfikësve dhe ekipi i Emergjencës. Sipas Policisë, falë reagimit të shpejtë dhe bashkëpunimit ndërinstitucional, rreth orës gruaja është larguar nga zona e rrezikshme dhe është vendosur në një vend të sigurt, pranë rrethrrotullimit te Fusha e Pajtimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ekipi i Emergjencës i ka ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa për rastin janë njoftuar Prokurori i Shtetit dhe Qendra për Punë Sociale, pasi gruaja nuk kishte familjarë apo persona përgjegjës që të kujdeseshin për të. Policia bëri të ditur se, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për trajtimin e rastit dhe strehimin e saj.

Burimi: Kallxo