Kapen dy shtetas të Kosovës në Shkup, sekuestrohen rreth 230 mijë

0%

Dy shtetas të Kosovës janë arrestuar në Shkup nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “falsifikim i parave”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Më , zyrtarët policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup privuan nga liria F.R. (30) dhe T.T. (44), të dy shtetas të Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit të automjetit të tipit “Golf”, në të cilin ndodheshin të dyshuarit, policia gjeti para në valuta dhe prerje të ndryshme, përfshirë euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane dhe paund britanikë. Vlera e përgjithshme e parave të sekuestruara llogaritet në rreth 230 mijë euro.

Paratë janë konfiskuar për ekspertizë të mëtejshme, ndërsa të dy personat janë shoqëruar në Stacionin Policor Qendër. Pas dokumentimit të plotë të rastit dhe në koordinim me prokurorin publik, ndaj tyre pritet të parashtrohet kallëzim përkatës penal.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Më , në Shkup, zyrtarët policorë nga Njësia e Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup kanë arrestuar F.R. (30) dhe T.T. (44), të dy shtetas të Republikës së Kosovës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “falsifikim parash” sipas nenit 268 të Kodit Penal.

Gjatë kontrollit të një automjeti të tipit “Golf”, në të cilin ndodheshin dy personat, janë gjetur para në valuta dhe prerje të ndryshme – euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane dhe funta britanike – me vlerë totale prej rreth 230 mijë eurosh. Paratë e gjetura janë konfiskuar, ndërsa personat janë dërguar në Stacionin Policor Qendër për procedurë të mëtejshme.

Pas dokumentimit të rastit, në koordinim me prokurorin publik, do të dorëzohet kallëzim përkatës” , thonë nga MPB. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com