Shpërndaje në: Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe sidomos kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, nuk e ka luksin të presë për marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje. Sipas Cakollit, LVV-ja edhe po të mos arrijë fare marrëveshje, nuk penalizohet shumë elektoralisht sikurse LDK-ja.
Ndërsa, pritjet optimiste për një marrëveshje mes këtyre dy partive politike, dy ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, i quajti jorealiste. “Një marrëveshje e tillë “në kohë” – para seancës konstituive – nuk u pat arritur as pas zgjedhjeve të vitit 2019.
Atëherë, të dyja partitë kishin shumë më tepër nevojë për njëra-tjetrën, bashkimi i tyre shihej gjerësisht si “koalicioni i shpresës”, ndërsa në zgjedhje i ndanin më pak se 2%. E lëre më tash, kur LVV-ja i ka gati trefishin e votave dhe të mandateve të LDK-së”, ka shkruar mes tjerash në Facebook, Cakolli.
