​Mitrovicaset synojnë sot kualifikimin e radhës në Ligën e

0%

Klubi i Futbollit për Vajza, Mitrovica vazhdon sot rrugëtimin nëLigën e Kampionëve për Vajza e UEFA-s, ku do të zhvillojë ndeshjen e raundit të dytë kualifikues përballë kampiones së Norvegjisë, Brann. Takimi do të luhet sot, me fillim nga ora , në stadiumin “III. Keruleti TVE” në Budapest të Hungarisë.

Përballja me Brann vlen për gjysmëfinalen e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve për Vajza e UEFA-s, dhe paraqet një sfidë të rëndësishme për ekipin kosovar në përpjekje për të vazhduar rrugëtimin në garën më prestigjioze evropiane për klube në futbollin e femrave. Megjithatë, skuadra do ta zhvillojë këtë përballje me mungesa të rëndësishme.

Trajneri nuk do të ketë në dispozicion katër futbolliste të rëndësishme: A. Fejza, A. Gjegji, G. Berisha dhe E. Ozbay por nga kampi i skuadrës është shprehur optimizëm para këtij takimi. Ndeshja pritet të nisë në orën dhe fituesi do të sigurojë një vend në finalen e mini-turneut kualifikues, duke iu afruar edhe më shumë fazës së ardhshme të Ligës së Kampionëve për Vajza e UEFA-s.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot