Një pjesë e humbur e një rakete SpaceX, që ka qenë duke lëvizur në orbitë me shpejtësi rreth 2.43 kilometra në sekondë, pritet të përplaset me Hënën. Sipas NASA-s, përplasja parashikohet të ndodhë rreth orës dhe nuk konsiderohet të paraqesë ndonjë rrezik për Tokën. Objekti është pjesa e sipërme e një rakete Falcon 9, me madhësinë e një ndërtese pesëkatëshe dhe me peshë mbi 4,000 kilogramë.
Pas përfundimit të misionit të saj, kjo pjesë mbeti në hapësirë dhe prej kohësh ka qenë duke lëvizur në mënyrë të pakontrolluar. Sipas ekspertëve, përplasja nuk do të jetë e dukshme me sy të lirë nga Toka. Megjithatë, ata që kanë qasje në teleskopë të fuqishëm mund të jenë në gjendje të vëzhgojnë një shkëndijë të shkurtër në sipërfaqen e Hënës në momentin e goditjes.
Zëdhënësi i NASA-s, Jimi Russel, tha se ndërsa NASA do të vazhdojë të vëzhgojë vendin e impaktit për qëllime shkencore, teksa theksoi se “nuk ka rrezik për Tokën”. Shkencëtarët e NASA-s po planifikojnë të mbledhin të dhëna hënore nga ngjarja dhe të përsosin teknikat për gjurmimin e objekteve në hapësirë. “Është diçka vërtet e madhe që po përplaset me Hënën.
Nuk është aspak e rrezikshme, ne mund ta shikojmë shfaqjen“, tha Dr. Matt Bothwell, astronom publik në Universitetin e Kembrixhit.
