Klubi i Superligës së Turqisë, Trabzonspor, ka njoftuar se ka hapur bisedime me Mohamed Salah, me kryetarin e klubit që shpreson të nënshkruajë me sulmuesin egjiptian më së largu deri në fund të javës. Salah u bë lojtar i lirë këtë verë pas nëntë vitesh te Liverpooli dhe emri i tij u bë shumë i kërkuar nga Evropë dhe Arabinë Saudite.
Megjithatë, transferimin e tij si duket e ka rrëmbyer klubi turk, Trabzonspor, i cili ka konfirmuar se Salah do të jetë sot (e mërkurë) në Stamboll për teste mjekësore. “Kanë filluar negociatat në lidhje me transferimin e futbollistit profesionist Mohamed Salah, i cili aktualisht është lojtar i lirë, te klubi ynë”.
“Ai do të mbërrijë nesër (sot) në aeroportin e Stambollit dhe në mbrëmje në Trabzon”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit turk. BÜYÜK TRABZONSPOR TARAFTARINA DUYURU Transfer görüşmelerine başladığımız profesyonel futbolcu Mohamed Salah, 5 Ağustos Çarşamba (yarın) saat 12.00’de İstanbul Atatürk Havalimanı Genel Havacılık Terminali’nde olacaktır.
Oyuncunun aynı gün akşam saatlerinde Trabzon’a ulaşması… pic.twitter.com/3q0lXLkq95 — Trabzonspor (@Trabzonspor) August 4, 2026 Presidenti i Trabzonspor, Ertugrul Dogan, i tha televizionit A Spor se transferimi nuk është përfunduar ende zyrtarisht, por konfirmoi se Salah pritet të mbërrijë në Stamboll për vizitat mjekësore të mërkurën.
Më pas ai pritet të udhëtojë për në Trabzon për të nënshkruar kontratën, të cilën Dogan tha se duhet të ndodhë të enjten. E konfirmon Fabrizio Romano: Mo Salah do t’i bashkohet Trabzonsporit Ndryshe, Salah u largua nga Liverpooli pas nëntë vitesh, gjatë të cilave shënoi 257 gola në 442 paraqitje.
Ai fitoi dy tituj të Ligës Premier dhe një Ligë të Kampionëve me klubin. 34-vjeçari e filloi karrierën e tij evropiane në vitin 2012 te Baseli, dhe përpara se t’i bashkohej Liverpoolit në vitin 2017, ai luajti për Chelsean, Fiorentinën dhe Romën.
