E rëndë: Influenceri meksikan vritet gjatë transmetimit live në TikTok

0%

Influenceri meksikan Cesar Gastelum është vrarë të martën gjatë një transmetimi “live” në TikTok, teksa ndodhej me miqtë e tij pranë një restoranti të ushqimit të shpejtë në qytetin Culiacán .

Sipas autoriteteve lokale, Gastelum, i cili kishte afro 600 mijë ndjekës në TikTok dhe njihej për videot e tij humoristike, po transmetonte drejtpërdrejt kur dy persona të armatosur, të cilët lëviznin me motoçikletë dhe mbanin helmeta, iu afruan grupit. Në pamjet e transmetimit shihet se drejtuesi i motoçikletës hapi zjarr në drejtim të influencerit, duke e lënë të vdekur në vend.

Një zyrtar i sigurisë në shtetin Sinaloa konfirmoi vdekjen e Gastelum dhe bëri të ditur se është duke u zhvilluar një operacion i gjerë për kapjen e autorëve. Vrasja ndodhi në Culiacán, kryeqytetin e shtetit Sinaloa, një zonë e përfshirë prej kohësh nga përplasjet mes grupeve rivale të krimit të organizuar,shkruan Reuters, transmeton Sinjali.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rasti rikthen në vëmendje edhe vrasjen e influencers meksikane Valeria Marquez , e cila në maj të vitit 2025 u qëllua për vdekje gjatë një transmetimi live në TikTok, në sallonin ku punonte në shtetin Jalisco. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com