Policia gjermane po ekzaminon një objekt të dyshimtë të gjetur të mërkurën () pranë një piste në Aeroportin e Lajpcigut/Halle, pas një incidenti sigurie gjatë natës që ndërpreu përkohësisht fluturimet, raporton Reuters .
Pista jugore e aeroportit, e cila shërben si qendër kryesore për grupin logjistik DHL, u mbyll derisa specialistët ekzaminuan objektin duke përdorur teknologjinë e asgjësimit të eksplozivëve, ka njoftuar një zëdhënës i policisë. Autoritetet po hetojnë edhe raportet për një objekt fluturues të paidentifikuar që mund të lidhej me incidentin.
Disa avionë, përfshirë një fluturim pasagjerësh, u devijuan gjatë natës, por operacionet u rikthyen normalisht në mëngjes, ka njoftuar zëdhënësi. Aeroportet gjermane janë në gjendje të lartë pas një serie fluturimesh të paautorizuara me dronë në vende të ndryshme, duke përfshirë objekte ushtarake, terminale energjie, porte detare dhe kompani logjistike.
Policia Federale e Gjermanisë ka paralajmëruar se fluturaket mund të jenë dorë e agjentëve rusë. Rusia ka mohuar çdo përfshirje në incidente. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com
