Afro një orë pritje në kufi, kolona më e madhe në Muçibabë

0%

Kolona dhe pritje të gjata po raportohen në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës. Sipas të dhënave të fundit, pritja më e gjatë është regjistruar në pikën kufitare Muçibabë, ku në dalje të Kosovës udhëtarët po presin deri në 50 minuta, ndërsa kolona arrin rreth 600 metra. Në këtë pikë, në hyrje pritja është rreth 15 minuta , me kolonë rreth 100 metra.

Pritje janë raportuar edhe në Dheu i Bardhë , ku në hyrje të Kosovës pritja është rreth 45 minuta , ndërsa në dalje rreth 35 minuta , me kolona prej 350 metrash në hyrje dhe 250 metrash në dalje. Në pikat tjera kufitare, pritjet janë më të shkurtra dhe kryesisht variojnë nga disa minuta deri në rreth 10 minuta. Të dhënat janë përditësuar në orën .

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com