Shpërndaje në: Më 23 korrik, çmimi i naftës në bursa ndërkombëtare ishte më i larti në të gjithë korrikun – 92.19 dollarë për barel, kurse në Kosovë po atë ditë nafta u tregtua me 1.68 euro për litër, bazuar në çmimin e përcaktuar nga Ministria e Industrisë dhe Tregtisë.
E të martën, 12 ditë më vonë, një barel naftë në bursa është tregtuar për rreth 78 dollarë apo 14 dollarë më lirë se më 23 korrik, kurse një litër naftë në Kosovë u tregtua për 1.80 euro për litër, apo 12 centë më shtrenjtë se më 23 korrik.
Bursa ndërkombëtare më 23 korrik Bazuar në këto statistika, teksa çmimi i naftës në bursa ka rënë vazhdimisht prej 23 korrikut, në Kosovë është rritur, po vazhdimisht. Ky është vetëm një nga rastet kur çmimi në bursa ndërkombëtare nuk ka reflektuar shpejt edhe në Kosovë.
KOHA pati raportuar edhe më 29 korrik se si çmimi i naftës pati rënë në bursa ndërkombëtare pas pauzimit të sulmeve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Iranit, por trendi nuk u përcoll edhe në Kosovë. Atë ditë, çmimi i naftës kishte rënë për rreth 10 për qind në bursa ndërkombëtare, ndërsa në Kosovë ishte rritur.
Në fund të muajit prill, në kulmin e sulmeve ajrore mes Iranit dhe SHBA-së, kur një fuçi naftë në bursa ndërkombëtare kushtonte mbi 100 dollarë, në Kosovë një litër naftë tregtohej me 1.68 euro për litër.
Edhe Arbëri 23 pri 2026 Pa votat e opozitës, pushteti miraton Projektligjin për çmimet tavan Ndërsa më 29 korrik kur një fuçi naftë në bursa kushton 89 dollarë, çmimi i naftës në Kosovë shkoi në 1.74 euro për litër. As në fillim të prillit, rënia e çmimeve të naftës në bursa ndërkombëtare pas armëpushimit SHBA-Iran nuk u reflektua në Kosovë.
Atëkohë KOHA raportonte se, çmimi i një litri naftë qe ngritur për një cent krahasuar me një ditë më parë, ndonëse në tregjet globale qe shënuar rënie prej mbi 15 për qind. Kur çmimet rriten në bursa, ato reflektohen menjëherë në Kosovë, por nuk ndodh e njëjta kur ato bien. Çmimet patën nisur të ngrihen me të nisë edhe lufta në Lindjen e Mesme. Deri 10 centë ishte rritur çmimi për dy ditë.
Arsyetimi i naftëtarëve ishte pasiguria në furnizimin botëror. Njohësi i tregut të naftës, Jakup Gashi, ka vlerësuar se kjo mospërputhje e çmimeve është abuzim.
“Nëse ka ulje në bursat ndërkombëtare edhe referohet se është nxjerrë vendimi duke u bazuar, ose thirrjet që po i bëjnë qytetarët, realisht vendimet e tilla janë duke i mbrojtur importuesit e naftës dhe jo qytetarin, nëse ka lirim edhe në të njëjtën ditë ke ngritje të çmimeve ke abuzim”, ka thënë Gashi.
Sipas tij, Ministria e Industrisë, Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit, duhet t’i vendosë në rend të parë qytetarët e Kosovës, që të mos përballen me ngritje të tilla. Edhe Arbëri 4 shk 2026 LVV: Gjykata Kushtetuese e ka tejkaluar rolin e saj E Ministria vazhdon të caktojë çmimin tavan me të cilin mund të tregtohet nafta, benzina dhe gazi me shumicë e pakicë.
Sipas Ministrisë, çmimet përcaktohen mbi mesataren e 10 milionë litrave të fundit të deklaruar në Doganë. “Për referencë, sasia prej 10 milionë litrave përfaqëson afërsisht importin e 5 ditëve të fundit.
Për këtë arsye, rritjet apo uljet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare nuk pasqyrohen menjëherë në çmimet e derivateve në Kosovë, por reflektohen gradualisht, në përputhje me metodologjinë e llogaritjes së çmimit maksimal të lejuar”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.
Njohësi i ekonomisë, Fidan Qerimi, ka deklaruar se rritja e çmimit të naftës në bursa reflektohet shumë më shpejt në Kosovë se sa kur ka ulje.
“Për dallim kemi parë shpeshherë rritje të çmimeve, kanë qenë shumë më të shpejta në rritje, kjo ka ndodhur si rezultat besoj i keqpërdorimeve, sepse besojë siç ndodh me uljen ashtu edhe rritja e çmimeve, do të ndodhte në të njëjtën dinamikë”, ka thënë Qerimi.
Një ditë më parë, ministrja e Industrisë, Mimoza Kusari, ka thënë se rënia e çmimeve në bursë ndërkombëtare nuk pritet të reflektohet menjëherë në Kosovë. Sipas saj, kjo ndodh për shkak të mënyrës së furnizimit dhe formulës së përllogaritjes së çmimit në vend.
Edhe Arbëri 18 gus 2025 Rrustemi: Kushtetuesja i ka kapërcyer kompetencat e saj, ka kontradikta brenda aktgjykimit Çmimi i naftës në tregjet botërore, përfshirë edhe Kosovën është i lidhur ngushtë me lirinë e qarkullimit në Ngushticën e Hormuzit, nëpër të cilin kalojnë rreth 20 për qind e rezervave të naftës në nivel global.
Telashet me këtë pjesë deti që ndodhet mes Omanit dhe Iranit, kanë nisur prejse Republika Islamike u sulmua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit, më . Çmimin më të lartë që nga nisja e luftës në Lindjen e Mesme nafta e arriti në Kosovë më 9 prill, kur një litër shitej për 1.91 euro.
