“Nuk kemi apetit për kryetar të Kuvendit” – Abdixhiku e konsideron si

0%

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia e tij nuk synon të marrë pozitën e kryetarit të Kuvendit, duke argumentuar se kjo pozitë duhet t’i takojë partisë së parë, në përputhje me Kushtetutën.

Pas takimit rreth tri orësh me kryeministrin në detyrë dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Abdixhiku tha se, nëse deri më 6 gusht nuk arrihet një marrëveshje, procesi i konstituimit të Kuvendit duhet të vazhdojë. “Nëse deri më 6 gusht s’kemi marrëveshje, i kemi thënë të vazhdojë konstituimi.

LDK-ja s’ka apetit për kryetar të Kuvendit, sepse është figurë ceremoniale e cila duhet të përfaqësojë propozimin e partisë së parë, siç e thotë edhe Kushtetuta. Për çështje të tjera, kemi afat kohor shtesë. Sa më herë të bëjmë zgjidhje, aq më mirë”, ka thënë Abdixhiku.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Abdixhiku: Na duhet marrëveshje gjithëpërfshirëse, ndryshe skenari i vetëm janë zgjedhjet Ai e ka vlerësuar takimin me Kurtin si të mbarë dhe ka bërë të ditur se LDK-ja është e gatshme që diskutimet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Abdixhiku ka theksuar se partia e tij ka hyrë në këto diskutime me vullnet të mirë, duke respektuar rezultatin zgjedhor dhe me synimin për të shmangur zgjedhjet e reja. Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut është zhvilluar në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik dhe krijimin e një marrëveshjeje që do t’i hapte rrugë konstituimit të institucioneve të reja. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi