Asamblisti i Aleancës në Prishtinë braktis partinë, pretendon se u

0%

Asamblisti i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Endrit Gashi, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga partia e tij – Aleanca, duke bërë të ditur se mandatin e tij do ta vazhdojë si asamblist i pavarur.

Përmes një njoftimi publik, Gashi ka thënë se vendimi i tij vjen pas një periudhe të gjatë zhvillimesh, të cilat, sipas tij, janë shoqëruar me sulme të orkestruara dhe, së fundmi, me publikime të porositura nga individë brenda partisë.

“Ky vendim vjen si rezultat i zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë një periudhe të gjatë, të shoqëruara me sulme të orkestruara dhe, së fundmi, me publikime të porositura nga individë brenda partisë, me qëllim të denigrimit të figurës sime dhe të familjes sime”- ka shkruar Gashi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas tij, vazhdimi i angazhimit në Aleancë nuk ishte më i mundur “pasi sulmet personale kanë zëvendësuar debatin politik dhe janë toleruar praktika që cenojnë dinjitetin njerëzor”. Ai ka bërë të ditur se pavarësisht dorëheqjes nga Aleanca do ta vazhdojë angazhimin në Kuvendin Komunal të Prishtinës si asamblist i pavarur.

“Betejën dhe angazhimin tim në Kuvendin Komunal të Prishtinës do ta vazhdoj si asamblist i pavarur, me të njëjtin përkushtim, integritet dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve që më kanë besuar votën e tyre” – ka deklaruar ai.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe disa përfaqësues të Aleancës në Prishtinë për të marrë një qëndrim lidhur me pretendimet e ngritura nga Gashi dhe arsyet e largimit të tij nga partia, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka pranuar përgjigje.

Burimi: Kallxo