Raporti për pagën minimale/ Këlliçi: Të fundit në Europë, faj i

0%

Deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar sot lidhur me të dhënat për pagën minimale në Europë, ku Shqipëria renditej e fundit. Në një postim në rrjetet e tij sociale, Këlliçi ka ndarë grafikën me të dhënat, ku bie në sy edhe vendi ynë, ndërsa shprehet se renditja bie në kundërshtim me propagandën e paimagjinueshme të kryeministrit Edi Rama.

Demokrati hedh akuza ndaj Ramës se me politikat e tij ka rritur pabarazinë sociale, ka thelluar varfërinë, si edhe e ka thyer vendin në një parajsë për oligarkët. “Ky grafik tregon renditjen e Shqipërisë sa i përket pagës minimale dhe fuqisë blerëse me këto të ardhura. Sipas propagandës së Edi Ramës, ne po kalojmë suksese të mëdha të paimagjinueshme.

Sipas të dhënave reale, jemi të fundit në Europë. Paga minimale më e ulëta në kontinent, ndërkohë që çmimet janë më të larta se mesatarja e BE. Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, apo Serbia kanë shumë përmirësime në këtë renditje. Ne jemi në fund të listës. Me Edi Ramën pabarazia sociale dhe varfëria janë thelluar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shqipëria është kthyer në parajsë për oligarkët, miqtë dhe klientët e Kryeministrit ndërsa për shumicën një vend ku mbijetohet, ku mezi mbyllet muaji” ,-shkruan Këlliçi.

Burimi: Bota Sot