Takimi Kurti–Abdixhiku kalon dy orë e gjysmë

0%

Shpërndaje në: Kanë kaluar dy orë e gjysmë prej që ka nisur takimi i kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Takimi ende nuk ka përfunduar. Si Kurti, ashtu edhe Abdixhiku kanë paralajmëruar deklarim për media pas takimit. Kurtin e ka shoqëruar ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

E bashkë me Abdixhiku në takim është edhe Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e fundit ishte bartëse e lists sëë LDK-së, dhe nënkryetari Lutfi Haziri.

Burimi: Koha