Dita e 66 e protestës/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

0%

Ka nisur organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, ku qytetarët vijojnë protestën e 66 kundër kryeministrit Edi Rama. Për 66 ditë me radhë, në mbarë vendin po zhvillohen protesta masive kundër Edi Ramës. Protestuesit kërkojnë njëzëri largimin e tij.

Ata janë shprehur të vendosur se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit është e panegociueshme, duke paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e këtij qëllimi. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe qeveri teknike, po ashtu hetimin e Ramës nga SPAK.

Burimi: Bota Sot