“Mourinho dëshiron që unë të jem ashtu siç kam qenë gjithmonë”,

0%

Sulmuesi brazilian 26-vjeçar është në qendër të merkatos, pasi Arsenali po përgatit një ofertë marramendëse që sipas Diario Sport do ta bënte lojtarin më të paguar në historinë e Premier Leagues me mbi 525.000 funte në javë, për shkak se Reali ende nuk ka gjetur marrëveshje për rinovimin.

Por nga Valdebebas, Vinicius ka dhënë mesazh të qetë, në ditën e dytë të parasezonit nën menaxhimin e Jose Mourinhos. Braziliani tha për faqen zyrtare të klubit: “Stërvitja shkoi shumë mirë, jam njohur me trajnerin e ri dhe lojtarët e rinj dhe po stërvitem shumë fort.”

“Mourinho dëshiron që unë të jem ashtu siç kam qenë gjithmonë: i lumtur, i buzëqeshur dhe gati për të luajtur futbollin tim.” “Duhet të përgatitemi fizikisht që gjatë sezonit të kemi sa më pak lëndime dhe të mund të llogarisim në të gjithë. Ishte një seancë e mirë, dolëm të gjithë shumë të lodhur, tani është koha për të pushuar për nesër. Parasezoni është i tillë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Duhet të jemi të përgatitur.” Vinicius Jr hedh poshtë për momentin zhurmën për largim dhe tregon se është i fokusuar te puna me Mourinhon. Reali e sheh brazilianin si pikë kyçe të projektit të ri dhe trajneri portugez nuk dëshiron ta humbasë, ndërsa gjithçka pritet të vendoset në bisedimet për kontratën e re.

Mesazhi i Vinit është i qartë – dëshiron të jetë i lumtur dhe të luajë futbollin e tij në Madrid.

Burimi: Bota Sot