Partizani ka njoftuar një tjetër miqësore, të cilën do ta luajë të enjten prej orës . Kundërshtari i radhës për trajnerin Florin Bratu do të jetë Elbasani, një rival i të kuqve në Superiore.
Sfida e cila do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” do të jetë një provë akoma dhe më e rëndësishme për rumunin, i cili deri më sot, nën drejtimin e “Demave të Kuq”, Bratu është vënë përballë Pogradecit dhe Skënderbeut, të dyja fitore.
Edhe në radhët e verdhebluve, një përballje e tillë do t’i vlejë shumë trajnerit Ivan Gvozdenovic për të përgatitur të tijët në një edicion mjaft konkurrues në vigjilje të kampionatit.
