Barcelona ka zyrtarizuar ditën e sotme Jesse Bisiwu, i cili u transferua nga Club Brugge për 8 milionë euro. 18-vjeçari u prezantua zyrtarisht ditën e sotme te Barcelona dhe tregoi se ky moment ishte një ëndërr e bërë realitet. “Ditët e mia të para kanë qenë të shkëlqyera. Jam mirëpritur nga një familje e mrekullueshme dhe jam shumë mirënjohës për këtë gjë këtu.
Kur isha i ri gjithmonë ëndërroja të luaja për një klub të madh si Barça, kështu që të jem këtu është një ëndërr e bërë realitet për mua Hansi Flick më ka pritur shumë mirë, kemi pasur disa biseda dhe është shumë e lehtë të kuptosh se çfarë duhet të bëj këtë vit: të punoj shumë dhe të mësoj sa më shumë që të jetë e mundur Këtë sezon do të punoj shumë dhe do të jap më të mirën time, dhe do të shohim se si do të shkojë sezoni.
Kur trajneri të ketë nevojë për mua, do të jem aty; dua vetëm të punoj shumë për të qenë gati” , tha Bisiwu.
