Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23

0%

Nga: Donisa Fazliu Shpërndaje në: I dyshuari i tretë për krime lufte në Zubin-Potok, akuzohet se ka marrë pjesë në maltretimin e më pas ekzekutimin e 23 intelektualëve shqiptarë.

Sipas versionit të prokurorisë që përshkruhet në vendimin për paraburgim që e ka marrë Gjykata, Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e viktimave në dy varreza masive, që u zbuluan brenda një jave I arrestuari i tretë në Zubin-Potok, Jugosllav Radojeviq, dyshohet se me persona të tjerë është mobilizuar për vrasjen e më pas fshehjen e trupave të pajetë të 23 intelektualëve shqiptarë, që në prill të 1999-s u ndaluan dhe u ekzekutuan derisa ndodheshin rrugës për në Mal të Zi.

Roli i tij përshkruhet në vendimin që ka marrë gjykata për masë paraburgimi, e një kopje të të cilit e ka siguruar KOHA. Mbështetur në të, Radojeviq ka qenë pjesëtar i Mbrojtjes Territoriale Ushtarake të ish-Jugosllavisë. Ai bashkë me të tjerët dyshohet se, pas ekzekutimit, i kanë varrosur viktimat në dy varrezat masive, të zbuluara së fundmi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Me qëllim të fshehjes së krimit, në bashkëkryerje me të dyshuar të tjerë të identifikuar, i kanë varrosur viktimat në fundin e një livadhi te vendi i quajtur Melaja, në fshatin Kalludra e Vogël, afër lumit me qëllim që t’i fshehin gjurmët e krimit. Ndërsa më datën , janë vrarë edhe S.F., S.F., D.I dhe R.I., me armë zjarri.

Të njëjtët pasi i kanë vrarë dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë i kanë varrosur në fshatin Jabukë të Zubin-Potokut”, ka thënë prokurorja Florije Salihu-Shamolli para gjykatës. Prokuroria ka treguar edhe versionin e dëshmitarit me inicialet M.

F., i cili i ka mbijetuar krimit: Atë fillimisht e kanë sulmuar dhe pastaj e kanë urdhëruar që t’i vërë duart mbrapa kokës që të vazhdojë në drejtim të malit, e më pas të pandehurit kanë shtënë me armë në drejtim të tij, duke i shkaktuar plagë në kokë dhe kraharor.

Edhe Arbëri 1 jan 2026 Lufta për pushtet në KPK “Në atë moment viktima rrëzohet dhe humb vetëdijen, por dëgjon krismën e armëve, dhe kur i kthehet vetëdija e vëren se familjarët dhe policia nuk ishin në vendin e ngjarjes.

Vazhdon në gjendje të rëndë duke u futur në male dhe duke e vazhduar rrugën deri në fshatin Germov, ku merr ndihmën e parë nga një kushërirë e tij, e cila me profesion ishte teknike medicinale”, ka thënë prokurorja Salihu-Shamolli. E pretendimet e Prokurorisë, në seancën dëgjimore i ka kundërshtuar avokati Nebojsha Vllajiq që e mbron Radojeviqin.

“Sa i përket arsyes për paraburgim dyshimi i bazuar nuk ekziston. Ne nuk e kemi as dëshminë se Jugosllavi ka qenë aty. I vetmi fakt që prokuroria thirret është deklarata e ndonjë dëshmitari anonim. Prokurorja thotë se deklarata është e njohur për të dhe gjykatën, për mua nuk është e njohur, ju duhet të më tregoni atë mua, ajo është fakt vendimtar”, ka thënë ai.

Si avokati ka folur edhe i pandehuri Radojeviq. “Pajtohem me të gjitha thëniet e avokatit tim. Kam shumë çka të tregoj, por ta keni parasysh faktin se deri në vitin 2008 nuk kam qenë shtetas i Kosovës”, ka thënë Radojeviq.

Edhe Arbëri 28 gus 2025 E dyshuara për spiunazh i dërgoi mesazhe “Mamit”, të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë Të hënën, Gjykata Themelore në Prishtinë ia caktoi një muaj paraburgim Radojeviqit, që dyshohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, të kryera në komunën e Zubin-Potokut.

Përveç, tij, javën e kaluar u arrestuan edhe dy të dyshuar të tjerë për të njëjtën vepër penale. Menjëherë pas arrestimit, të martën e javës së shkuar u zbulua varrezë masive në fshatin Kalludër të Zubin-Potokut, ndërsa të dielën edhe në Jabukë të kësaj komune.

Burimi: Koha