Abdixhiku: Ishte takim i mbarë, ditëve në vazhdim do të kemi

0%

Shpërndaje në: Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar si të mbarë takimin e zhvilluar të martën me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke bërë të ditur se bisedimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Pas përfundimit të takimit, Abdixhiku ka thënë se LDK-ja ka hyrë në këto diskutime me vullnet të mirë, duke respektuar rezultatin zgjedhor dhe me synimin për të shmangur mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

“Morëm pjesë në takimin e dytë pas 7 qershorit me vullnet të mirë, respektim të rezultatit zgjedhor dhe gatishmërinë si LDK për të shmangur zgjedhjet e reja, kështu e respektojmë interesin e LDK-së dhe shtetin. Ishte takim i mirë, i mbarë. I trajtuam çështjet e ndryshimeve programore, politike dhe të ardhmeve strategjike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Do të përpiqemi edhe ditëve në vazhdim të kemi diskutime më thelbësore”, ka thënë Abdixhiku. Ai theksoi se LDK-ja mbetet në qëndrimet që i ka bërë publike më herët dhe se për formimin e institucioneve nevojitet një marrëveshje gjithëpërfshirëse. “Qëndrojmë brenda parimeve tashmë të bëra publike.

Na duhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse që të ruhet balanca institucionale dhe të ketë balancë demokratike brenda institucioneve. Brenda këtyre balancave, LDK-ja duhet të ndihet e përfaqësuar, në të kundërt konstelacioni politik nuk do ta ketë fuqinë e nevojshme”, u shpreh ai.

Edhe Arbëri 28 pri 2026 Deputetët çojnë vendin sërish në zgjedhje Abdixhiku bëri të ditur se takimet me Kurtin do të vazhdojnë, duke paralajmëruar se mosarritja e një marrëveshjeje do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të reja. “Nëse s’bëjmë asgjë, i vetmi skenar i garantuar janë zgjedhjet e reja”, deklaroi kryetari i LDK-së.

Burimi: Koha