Defekt në kondicioner, përfshihet nga flakët shtëpia dykatëshe në

0%

Ditën e sotme është djegur një shtëpi dykatëshe në fshatin Fiershegan të Lushnjes në Shqipëri. Dyshohet se shkak i zjarrit të jetë bërë kondicioneri, i cili ka shpërthyer në flakë në katin e parë dhe më pas ato u përhapën duke djegur edhe katin e dytë. Raportohet vetëm për dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar. Zjarrfikësit po punojnë për fikjen e plotë të zjarrit./ TCh

Burimi: Telegrafi