Pa energji elektrike në dy fabrikat më të mëdha të automobilave në

0%

Dy nga fabrikat më të mëdha të automobilave në Rumani, Dacia dhe Ford, kanë ndalur përkohësisht prodhimin për shkak të krizës me furnizimin me energji elektrike në vend.

Kryeministri rumun, Ilie Bolojan, njoftoi se kompanitë kanë vendosur vullnetarisht të pezullojnë aktivitetin e prodhimit deri më , me qëllim uljen e konsumit të energjisë dhe lehtësimin e presionit mbi rrjetin elektrik kombëtar. Sipas autoriteteve, ndalimi i prodhimit në këto dy fabrika ka ulur konsumin kombëtar të energjisë me rreth 200 megavatë.

Danubi në minimum historik, Rumania fik një reaktor bërthamor Qeveria njoftoi se edhe kompani të tjera pritet të ndërmarrin masa të ngjashme për të reduktuar përdorimin e energjisë gjatë kësaj periudhe. Kriza energjetike ka krijuar vështirësi për sektorin industrial rumun, ndërsa autoritetet po përpiqen të stabilizojnë furnizimin dhe të shmangin ngarkesën e tepërt në rrjetin elektrik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Fabrika e Dacia, pjesë e grupit francez Renault, dhe uzina e Ford në Rumani janë ndër objektet më të rëndësishme të industrisë së automobilave në vend dhe punësojnë mijëra persona.

Burimi: Telegrafi