Abdixhiku shkon bashkë me Osmanin e Hazirin në takim me Kurtin

0%

Shpërndaje në: Ka nisur takimi i paralajmëruar i kryeministrit në detyrë, njëherit kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Në takim te Kurti, bashkë me Abdixhikun ka shkuar edhe Vjosa Osmani e cila në zgjedhjet e fundit ishte numër një në listë të LDK-së.

Gjithashtu në takim ka shkuar edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri. Ndërsa Kurtin e ka shoqëruar ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

Burimi: Koha