Drita: Ndërprejmë bashkëpunimin me kryetrajnerin Zekirija Ramadani

0%

Kampioni i Kosovës në futboll, Drita e Gjilanit, ka zyrtarizuar ndarjen e trajnerit Zekirija Ramadani. “Ndërprejmë bashkëpunimin me kryetrajnerin Zekirija Ramadani. Klubi ynë shpreh mirënjohjen më të thellë për bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë më shumë se dy vjetëve e gjysmë me trajnerin Ramadani.

Bashkëpunimi ynë ishte i jashtëzakonshëm dhe sukseset që arritëm së bashku do të mbeten përgjithmonë pjesë e historisë së klubit tonë. Titujt kampion dhe arritjet e jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare janë dëshmi e punës kolosale që kemi bërë së bashku.

FC Drita e falënderon Zekën për gjithçka që ka dhënë për klubin tonë, duke besuar se rrugët që ndërtuam së bashku mund të na bashkojnë sërish në një moment tjetër. Suksese dhe paç fat Zeko!”, ka njoftuar FC Drita..

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot