Klubi i futbollit Ramiz Sadiku i Prishtinës ka bërë të ditur marrëveshjen me futbollistin Haris Isufi. Ramiz Sadiku ka synime që të arrijë rezultate sa më të mira edicionin e ri të Ligës së Parë të Kosovës. “Me kënaqësi të madhe i urojmë mirëseardhje Haris Isufit në familjen e KF Ramiz Sadiku!
Jemi të lumtur që Harisi është pjesë e klubit tonë dhe besojmë se me cilësitë, përkushtimin dhe karakterin e tij do të japë një kontribut të rëndësishëm për ekipin në sezonin e ri. Të urojmë shëndet, suksese dhe shumë fitore me fanellë n e KF Ramiz Sadiku!”, ka njoftuar Ramiz Sadiku..
