Shfaqja kthehet në tragjedi në Moskë, parashutisti 41-vjeçar humb

0%

Një veteran 41-vjeçar i Forcave Ajrore Ruse humbi jetën gjatë festimeve për Ditën e Forcave Ajrore të Rusisë (VDV), pasi parashuta e tij kryesore nuk u hap gjatë një kërcimi demonstrues pranë Moskës. Rusi: Parashutisti humb jetën gjatë një demonstrimi pranë Moskës – Parashuta nuk iu hap nga 600 metra lartësi Aksidenti ndodhi më 2 gusht, gjatë një shfaqjeje të planifikuar me parashutistë.

Sipas raportimeve, 41-vjeçari u hodh nga një lartësi prej rreth 600 metrash, por parashuta e tij kryesore nuk u aktivizua. Veterani u përpoq menjëherë të hapte parashutën rezervë, por lartësia e mbetur nuk ishte e mjaftueshme që ajo të ngadalësonte rënien. Si pasojë, ai u përplas me forcë në tokë dhe humbi jetën nga plagët e marra.

Autoritetet ruse kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e mosfunksionimit të parashutës kryesore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot