Sulmohet me gurë autobusi me pushues nga Kosova në Kukës, i thyhet

0%

Një autobus me pushues nga Kosova është sulmuar me gurë derisa ishte në qarkullim në Kukës, gjatë kthimit drejt Kosovës, raporton Gazeta Sinjali. Ngjarja ka ndodhur të hënën në rrugën e aeroportit në Kukës, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur gurë në drejtim të autobusit, duke shkaktuar dëme materiale.

Si pasojë e sulmit është thyer njëri prej xhamave të përparëm të autobusit, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas informacioneve të siguruara, nuk raportohet për persona të lënduar. Kompania kosovare që operon autobusin e ka konfirmuar rastin për Gazetën Sinjali, por ka kërkuar që identiteti i saj të mbetet anonim. Pamje: Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com