Angellov: Në shuarjen e zjarrit në Kavadar është përfshirë edhe një

0%

Vazhdon të mbetet aktiv zjarri në Kavadar, në zonën ndërmjet fshatrave Raec, Qesendre dhe Drenovë, ku po digjen pyll me bimësi të ulët dhe vegjetacion i ulët.

Ndërkohë, janë shuar zjarri pranë lokalitetit Teqe, në rrugën “Dibrane” në Prilep, ku ishte përfshirë një deponi, zjarri mes fshatrave Shemshovë dhe Siriçinë në Komunën e Tearcës, ku digjeshin mbeturina, si dhe zjarret në fshatrat Glluvë dhe Mirkovcë në Komunën e Çuçer Sandevës, ku ishte përfshirë bar i thatë.

“Zjarri më i rënd dje, i cili digjej në territorin e shtetit ishte zjarri që zhvillohej pas nesh, zjarri në komunën e Kavadarit, për të cilin më shumë do të thotë kryetari i komunës. Karakteristike ishte se ne intervenuam me dy airtraktorë dhe me helikopterin e uhstrisë” , tha Stojançe Angellov, drejtor në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Na u bashkëngjiten edhe dy airtraktorë dje, të cilët ndihmuan mjaft nga ajri. Dje për shkak të erës dhe temperaturave ndihmuan në përhapjen e zjarrit me rreze shatë kilometër, në fshatin Drenovë, fshati Raec me rrethinë dhe fshatin Qesendre”, deklaroi Mitko Jançev, kryetar i Kavadarit.

Burimi: Bota Sot