Ismail Kartal konfirmon rikthimin e Muriqit

0%

Trajneri i Fenerbahces, Ismail Kartal, ka konfirmuar se sulmuesi kosovar Vedat Muriqi është rikthyer pas lëndimit dhe do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen ndaj Sturm Grazit, e vlefshme për fazën play-off të Ligës së Kampionëve.

Në konferencën për media para takimit, tekniku turk bëri të ditur se Muriqi është përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar/ “Vedat Muriqin do ta përfshijmë në skuadër, ai do të jetë në listën e lojtarëve për ndeshjen. Si ekip, jemi shumë të kënaqur me të gjithë futbollistët tanë dhe krenarë për ta. Të gjithë janë shumë të vlefshëm për ne.

Planet tona i bëjmë në varësi të kundërshtarit dhe ndeshjes”, deklaroi Kartal. Ai foli edhe për gjendjen e mesfushorit francez N’Golo Kante, duke bërë të ditur se lojtari ka mbërritur në formë të mirë fizike dhe është stërvitur normalisht me ekipin. “Kanté ka ardhur në gjendje të mirë dhe është stërvitur. Ai do të jetë me ne në ndeshjen e nesërme”, shtoi trajneri i Fenerbahçe.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot