Nevil Dede flet para duelit me Shamrock

0%

Egnatia do të luajë sonte në mbrëmje ndeshjen e parë përballë Shamrock Rovers, në kuadër të turit të tretë të UEFA Europa League. Kjo sfidë do të zhvillohet në Dublin dhe do të nisë prej orës . Pak orë para këtij dueli të rëndësishëm ka folur trajneri i rrogozhinasve, Nevil Dede. “Deri në këtë moment, kushtet janë perfekte. Organizimi i klubit meriton komplimente të gjithë.

Gjendja e ekipit është e mirë, lojtarët gëzojnë një pozitivitet të madh si nga ana psikologjike por edhe nga ana fizike, grupi është i plotë. Përveç Bakayokos që dihet mungesa e madhe e tij. Por kemi forcën dhe djemtë e kuptojnë rëndësinë dhe momentin historik që sot ne luajmë.

Dimë që Shamrocku është një ekip që stilin e ka në futbollin britanik, duan të shfrytëzojnë sidomos faktorin fushë dhe një nga elementët kryesorë apo gjëja më kryesore që skuadrës i kemi transmetuar është që atyre nuk duhet t’i ushqejmë entuziasmin e tifozëve në stadiumin e tyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Duhet të mbajmë një ndeshje nën kontroll që entuziasmi i tyre të bie dhe pastaj ne të komandojmë dinamikat dhe situatat gjatë lojës”, u shpreh Dede.

Burimi: Bota Sot