Modelja e njohur gjermane Heidi Klum ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale teksa festoi shtatëvjetorin e martesës me bashkëshortin e saj, Tom Kaulitz, gjatë pushimeve romantike në ishullin e Shën Barthelemy (St. Barts). 53-vjeçarja ndau me ndjekësit fotografi dhe video nga plazhi, ku shfaqej duke pozuar topless në mënyrë artistike dhe duke shkëmbyer puthje me bashkëshortin 36-vjeçar.
Çifti dukej në humor të mirë, teksa shijonte diellin dhe atmosferën tropikale në një nga destinacionet më luksoze të Karaibeve. Heidi Klum dhe Tom Kaulitz u martuan në vitin 2019, pasi u fejuan në fund të vitit 2018. Pavarësisht diferencës prej 17 vitesh në moshë, ata kanë treguar vazhdimisht se gëzojnë një marrëdhënie të fortë dhe shpesh ndajnë momente nga jeta e tyre private me fansat.
Heidi Klum dhe Tom Kaulitz Fotot e fundit kanë marrë mijëra reagime në rrjetet sociale, ku ndjekësit i kanë uruar çiftit për përvjetorin e martesës dhe kanë komentuar për harmoninë që ata shfaqin në publik. Heidi Klum dhe Tom Kaulitz Heidi Klum dhe Tom Kaulitz
