Real Sociedad, e vetmja pa ndryshime në 5 kampionatet kryesore të

0%

Në një merkato ku shifrat sa vijnë e rriten dhe klubet garojnë për të shpenzuar miliona euro për përforcime të reja, ka edhe skuadra që zgjedhin një tjetër filozofi, besimin te grupi ekzistues dhe te puna e bërë ndër vite.

Një prej tyre është Real Sociedad, që këtë verë ka vendosur të mbështetet te bërthama e ekipit, te talentet e akademisë dhe te lojtarët që tashmë njohin filozofinë e klubit, të cilët sipas drejtuesve ende kanë potencial për t’u rritur. Nëse transferimi i parë do të vijë pas 17 gushtit, klubi bask do të vendosë një rekord të ri në historinë e klubit për vonesën e një blerjeje.

Rekordi aktual mbahet që nga viti 2011, pas rikthimit në La Liga, kur klubi firmosi me Carlos Vela. Sezonin e kaluar, përforcimi i parë ishte më 1 gusht, teksa këtë herë asnjë marrëveshje nuk duket pranë finalizimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pozicioni më urgjent për përforcim mbetet mbrojtja, ku emri i Krejci ka dalë si një alternativë, ndërsa klubi po monitoron gjithashtu mundësi në sulm dhe në portë, në rast se Remiro largohet. Megjithatë, pritet që numri i afrimeve të jetë i kufizuar. Real Sociedad është aktualisht e vetmja skuadër e La Ligës pa asnjë nënshkrim të ri, si në fushë ashtu edhe në stol.

Ndryshe nga klubet e mëdha si Barcelona, Atlético Madrid dhe Real Madrid, që kanë investuar mbi 100 milionë euro në merkato, klubi bask po ndjek një tjetër filozofi. Drejtuesit shpresojnë që zgjidhjet të vijnë nga akademia, si Lebarbier, Marchal, Beitia, Carrera, Aguirre, Ochieng dhe Dani Díaz, mund të marrin një rol të rëndësishëm në fillimin e sezonit.

Real Sociedad beson se këta talente mund të jenë “përforcimet” e para të skuadrës. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse akademia do të mjaftojë apo nëse klubi do të detyrohet të hyjë më fuqishëm në treg përpara nisjes së kampionatit spanjoll.

Burimi: Bota Sot