Me dilema

0%

E ardhmja e Neymar Jr mbetet një nga temat më të diskutuara në futbollin botëror, por një gjë duket e sigurt, pensionimi nuk është në planet e afërta të yllit brazilian. 34-vjeçari shmangu një përgjigje përfundimtare për të ardhmen e tij gjatë një ankandi bamirësie në Sao Paulo, duke pranuar se ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar pasi kontrata e tij me Santos skadon në fund të këtij viti.

“Kur të më mbarojë kontrata, do të mendoj nëse do të qëndroj te Santos, të largohem apo të tërhiqem. Nuk e di vërtet çfarë do të bëj”, tha Neymar. Megjithatë, babai dhe agjenti i tij, Neymar da Silva Santos ka qënë shumë më i qartë, teksa beson se 34-vjeçari ka potencialin për të luajtur edhe për disa sezone.

Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Paris Saint-Germain, u rikthye te Santos, klubi ku nisi karrierën e tij, por vitet e fundit janë shoqëruar me shumë probleme fizike. Dëmtimet e shumta kanë ndikuar në formën dhe vazhdimësinë e tij në fushë, duke ngritur pikëpyetje për të ardhmen. Përveç problemeve sportive, Neymar është përballur edhe me kritika jashtë fushës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Paraqitja e tij në një turne pokeri, ndërsa Santos luante një ndeshje të Copa Sudamericana në Venezuelë, shkaktoi reagime të forta nga tifozët dhe mediat braziliane. Ndeshja e ardhshme mund të jetë vendimtare për karrierën e tij.

Santos do të përballet me skuadrën ekuadoriane Macara në fazën e 1/8-ave të Copa Sudamericana, një sfidë që mund të ndikojë drejtpërdrejt në vendimin e Neymarit, të qëndrojë në futboll, të largohet nga Santos apo të mbyllë përfundimisht karrierën.

Pas eliminimit të Brazilit nga Kupa e Botës 2026 ndaj Norvegjisë me rezultatin 1-2, Neymar dha edhe një sinjal për fundin e aventurës së tij me kombëtaren.

Burimi: Bota Sot