Ivana Stradner: Serbia nuk duhet të jetë mikpritëse e samitit të

0%

Ivana Stradner, studiuese e politikave të sigurisë dhe bashkëpunëtore kërkimore në Foundation for Defense of Democracies (FDD) në Uashington, vlerëson se Serbia nuk duhet të jetë vendi mikpritës i samitit të ardhshëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Në një analizë të publikuar në revistën amerikane “The National Interest” , Stradner argumenton se një vendim i tillë do të ishte në kundërshtim me vlerat dhe parimet që përfaqëson OSBE-ja, duke pasur parasysh, sipas saj, zhvillimet demokratike dhe orientimin e politikës së jashtme të Serbisë.

Një grup kongresistësh amerikanë nuk duan që Beogradi të jetë nikoqiri i asamblesë së OSBE-së Sipas autores, organizimi i një samiti të OSBE-së në Beograd do të dërgonte një sinjal të gabuar në një kohë kur Serbia vazhdon të përballet me kritika lidhur me sundimin e ligjit, lirinë e mediave dhe marrëdhëniet e saj me Rusinë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Stradner argumenton se zgjedhja e vendit mikpritës nuk është vetëm një çështje logjistike, por edhe një vendim politik që duhet të pasqyrojë parimet mbi të cilat është ndërtuar OSBE-ja, përfshirë demokracinë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

Në analizën e saj, ajo shpreh shqetësimin se mbajtja e samitit në Serbi mund të interpretohet si legjitimim i politikave të Beogradit, të cilat, sipas saj, shpesh kanë qenë në kundërshtim me qëndrimet e vendeve perëndimore, veçanërisht pas agresionit rus në Ukrainë.

Bislimi: Në Kongresin Amerikan është paraqitur rezoluta që kundërshton mbajtjen e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Beograd Autorja thekson se besueshmëria e OSBE-së nuk varet vetëm nga deklaratat politike, por edhe nga vendimet simbolike që organizata merr, përfshirë përzgjedhjen e vendeve ku zhvillon takimet e saj më të rëndësishme.

Stradner është studiuese në Foundation for Defense of Democracies (FDD), ku fokusohet në strategjitë e sigurisë së Rusisë, doktrinën ushtarake dhe operacionet e ndikimit përmes informacionit. Ajo është gjithashtu korrespondente speciale për Kyiv Post.

Më herët ka qenë studiuese vizitore në Harvard University, ligjëruese në universitete të ndryshme, përfshirë University of California, Berkeley School of Law, si dhe Jeane Kirkpatrick Fellow në American Enterprise Institute..

Burimi: Telegrafi