Ramadani: Të largohet prania statike e KFOR-it mbi urën e Mitrovicës

0%

Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës, Burim Ramadani ka kërkuar largimin e pranisë statike të KFOR-it mbi urën e Ibrit në Mitrovicë. Ai ka thënë se tashmë ka ardhur momenti që pjesëtarëe e misionit të NATO-s në këtë pjesë të mos jenë të pranishme. “Ura e Mitrovicës simbol mirëbesimi, të largohet prania statike e KFOR.

Ka ardhur momenti që prania statike e KFOR-it në urën kryesore të Mitrovicës të largohet. ”, ka shkruar Ramadani. Ai ka thënë se kjo nuk do të nënkuptonte dobësim të sigurisë. “Jo si dobësim i sigurisë, por si hap përpara. Sepse, kushtet janë përmbushur.”, ka shkruar ai.

Burimi: Bota Sot