Vllaznia prezanton mbrojtësin Dulysse

0%

Vllaznia përforcon mbrojtjen me një lojtar që e njeh mirë kampionatin tonë, François Andre Dulysse, i cili më parë ka qenë pjesë e Egnatias, ku është shpallur kampion. Mbrojtësi nga Haiti ka nënshkruar me klubin shkodran dhe ka bërë prezantimin me ngjyrat kuqeblu. “François André Dulysse është kuqeblu!

Një tjetër përforcim i rëndësishëm i bashkohet Vllaznisë për sezonin e ri me kontratë 1+1. Mbrojtësi François André Dulysse do të veshë fanellën kuqeblu, duke sjellë cilësi, forcë dhe eksperiencë në repartin difensiv të skuadrës sonë.

I urojmë mirëseardhjen në familjen e madhe të Vllaznisë dhe shumë suksese me fanellën që mban peshën e historisë dhe krenarinë e Shkodrës”, – shkruan klubi në faqen e vet zyrtare. Shkodranët kanë bërë shumë ndryshime në skuadër këtë verë. Ata kanë afruar kryesisht lojtarë që kanë luajtur me skuadra të ndryshme në futbollin tonë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një ditë më parë u zyrtarizua Mehmeti që vjen nga Partizani, ndërkohë që me Vllazninë kanë firmosur edhe Musta i Elbasanit apo Kobiljar i Tiranës e të tjerë.

Burimi: Bota Sot