Vora rikthehet në shtëpi

0%

Vora ka përfunduar fazën grumbulluese 21-ditore në Bansko të Bullgarisë dhe është rikthyer për të vijuar përgatitjet në stadiumin e saj. Pas një sezoni të parë të suksesshëm në elitë, skuadra synon të arrijë rezultate edhe më të mira në kampionatin e ri. Me 11 afrime të reja, grupi është konsoliduar dhe pritet të jetë më konkurrues.

Objektivi kryesor është renditja mes gjashtë skuadrave më të mira pas tri fazave të para të kampionatit. Vora do ta nisë sezonin më 22 gusht me sfidën ndaj Dinamos në “Elbasan Arena”. Deri atëherë, ekipi do të zhvillojë disa ndeshje miqësore, ku e para është ndaj Besëlidhjes, më 5 gusht, në orën , në stadiumin “Besëlidhja” në Lezhë.

Burimi: Bota Sot