Dëmtohet gypi i ujësjellësit gjatë punimeve të Komunës, ndërpritet

0%

Dëmtohet gypi i ujësjellësit në sheshin “Xhorxh Bush”, ndërpritet furnizimi me ujë Furnizimi me ujë është ndërprerë për objektet në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë, pasi gjatë punimeve operatorët ekonomikë të Komunës së Prishtinës kanë dëmtuar një gyp të ujësjellësit me diametër 225 milimetra.

Përmes një njoftimi, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” bëri të ditur se ndërprerja do të zgjasë deri në sanimin e defektit. Sipas kompanisë, për shkak të natyrës më të ndërlikuar të dëmtimit, riparimi mund të kërkojë më shumë kohë.

“Por, ekipet tona të mirëmbajtjes janë në terren dhe do të bëjnë maksimumin që defekti të sanohet sa më shpejt dhe furnizimi me ujë të rikthehet në normalitet”- thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”. Ka kaluar plot një vit prej kur kanë rinisur punimet në projektin e sheshit “Xhorxh Bush” nga Komuna e Prishtinës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mirëpo, këto punime u ndërprenë disa herë gjatë vitit të kaluar me vendim të Ministrisë së Kulturës, derisa niveli lokal e ai qendror kanë hedhur akuza për abuzim me pushtet e paralajmërime për padi gjyqësore. Ndërsa, në dy muajt e fundit, punimet kanë filluar me intensitet më të lartë, madje sheshi “Xhorxh Bush” po planifikohet të zgjerohet edhe më shumë.

Kjo pasi, Komuna e Prishtinës, ka planifikuar 3.5 milionë euro për vazhdimin e projektit të zgjerimit të këtij sheshi, i cili pritet të shtrihet deri te zona e njohur si “Rrethi me flamur”.

Burimi: Kallxo