Tronditet Peja: Dy persona theren me thikë, të dyshuarit në arrati

0%

Dy persona kanë pësuar plagë nga thika mëngjesin e sotëm në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë viktima kanë pranuar tretman mjekësor. Sipas tij, Policia është duke punuar intensivisht për kapjen e personave të dyshuar.

Burimi: Bota Sot