Vllaznia dhe Apolonia nisin nesër rrugëtimin në Europë

0%

Vllaznia dhe Apolonia janë gati të nisin rrugëtimin e tyre në raundin e dytë të UEFA Women’s Champions League, ku do të synojnë kualifikimin në fazën e tretë të kompeticionit më prestigjioz europian për klube. Vllaznia do të zbresë nesër në fushë për ndeshjen gjysmëfinale të Grupit 6, ku do të përballet me kampionet e Sllovakisë, Spartak Myjava.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Stelios Kyriakides”, duke nisur nga ora . Në gjysmëfinalen tjetër të Grupit 6 do të përballen skuadra qipriote Apollon Ladies dhe kampionet e Polonisë, Czarni.

Nëse kalon me sukses Spartak Myjava, Vllaznia do të luajë finalen e grupit përballë fitueses së këtij çifti, me objektivin për të siguruar një vend në raundin e tretë të UEFA Women’s Champions League. Edhe Apolonia do të nisë nesër aventurën e saj europiane në raundin e dytë. Skuadra fierake do të përballet në gjysmëfinalen e Grupit 2 me kampionet e Suedisë, Hammarby.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Pozzo-Lamarmora” në Itali, në orën . Në rast kualifikimi, Apolonia do të luajë finalen e Grupit 2 ndaj fitueses së çiftit Juventus–SCU Torreense, ku do të diskutohet bileta për në raundin e tretë të UEFA Women’s Champions League.

Burimi: Bota Sot