Janë gjetur dhe sekuestruar 3.42 gramë marihuanë gjatë një kontrolli të një veture në Shtime. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më , rreth orës , kur zyrtarët policorë gjatë legjitimimit janë identifikuar shoferi i automjetit A.T (19 vjeç) dhe pasagjeri 20 vjeç ku fillimisht gjatë kontrollit i janë gjetur letra për mbështjelljen e cigareve.
Policia ka bërë të ditur se më pas gjatë kontrollit të automjetit në një pako letrash është gjetur një sasi e dyshuar si substancë narkotike me peshë 3.42 gramë. “Të dy personat janë shoqëruar në stacionin policor në Shtime. Shoferi i automjetit është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.” – .
Ndërsa tutje thuhet se të dy personat janë shoqëruar në stacionin policor në Shtime ku pas arritjes në stacion shoferi i automjetit është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Poashtu thuhet se lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar inicimin e rastit penal, në procedurë të rregullt “Posedim i substancave narkotike, psikotrope ose analoge”.
Ky rast është identifikuar si pasojë e zbatimit të planit operativ “Vera 2026” ku hetuesit e narkotikëve të stacionit policor në Shtime po vëzhgonin zonat e dyshuara dhe në fshatin Gllavicë kanë ndaluar për kontroll automjetin me targa të huaja.
