Komuna e Fushë Kosovës vazhdon inspektimet dhe gjobat për hedhjen e

0%

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se inspektimet dhe shqiptimi i gjobave në terren po vazhdojnë ndaj personave që hedhin mbeturina në vende të palejuara. Sipas njoftimit, masat po ndërmerren për shkak të rasteve të vazhdueshme të hedhjes së mbeturinave jashtë hapësirave të përcaktuara.

Komuna ka apeluar te qytetarët që t’i respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në ruajtjen e ambientit, duke paralajmëruar se shkelësit do të përballen me gjoba. “Respektoni rregullat. Ruani ambientin. Shmangni gjobat”, thuhet në njoftimin e komunës.

Burimi: Telegrafi