Kontrollet në sektorin e qumështit zbulojnë 93 mospërputhje, kryeson

0%

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka identifikuar dhjetëra parregullsi gjatë kontrolleve të zgjeruara në sektorin e qumështit dhe produkteve të qumështit. Gjatë aksionit të zhvilluar nga prilli deri në korrik të vitit 2026, janë marrë dhe analizuar gjithsej 495 mostra , me qëllim verifikimin e sigurisë ushqimore, përbërjes së produkteve dhe përputhshmërisë së etiketimit.

Sipas AUV-së, janë evidentuar 93 mospërputhje , ku problemi më i shpeshtë ka qenë prania ose mosdeklarimi i vajit të palmës në produkte. Kryeshefi i AUV-së, Bekim Hoxha, ka bërë të ditur se 46 raste , apo pothuajse gjysma e mospërputhjeve të identifikuara, kanë të bëjnë me vajin e palmës.

Ai ka theksuar se në mbi 91 për qind të rasteve të mospërputhjeve , përbërësit nuk janë deklaruar në etiketë në mënyrën e kërkuar me ligj, duke bërë që konsumatorët të mos kenë informacion të plotë për produktet që blejnë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com