I dehuri sulmon zyrtarin policor në Lipjan, përfundon në mbajtje

0%

Një zyrtar policor është sulmuar nga një person me shtetësi të huaj, i cili dyshohet se ishte në gjendje të dehur. Rasti ka ndodhur më 3 gusht, rreth orës , në Lipjan, ka njoftuar Policia e Kosovës. Sipas raportit policor, i dyshuari ka sulmuar zyrtarin policor i cili ishte në detyrë. Si pasojë, polici është dërguar për trajtim mjekësor.

Edhe i dyshuari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim, për shkak të gjendjes së dehur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Burimi: Telegrafi