Egzon Reshani, i dyshuar për tentim vrasje është arrestuar nga Policia Kufitare e Kosovës. Sipas Policisë, arrestimi ka ndodhur më , ku zyrtarët e policisë kufitare në pikëkalimin kufitar në Muqivërcë, gjatë gjatë patrullimit dhe mbikëqyrjes së vijës kufitare, në zonën e fshatit Karaqevë e Poshtme kanë identifikuar një veturë të dyshuar e cila po hynte në Kosovë nga fshati Breznicë i Serbisë.
“Pas vlerësimit të situatës, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme operative me ç’ rast automjeti është ndaluar në fshatin Novosellë, ku gjatë kontrollit policor, pasagjeri në automjet, i identifikuar si Egzon Reshani, ka tentuar t’i shmanget zyrtarëve policorë duke u larguar me vrap në drejtim të vijës kufitare, përkatësisht drejt fshatit Breznicë/Serbi.” – .
Në njoftim thuhet se zyrtarët policorë kanë reaguar menjëherë dhe, pas veprimeve profesionale, kanë arritur ta ndalojnë dhe arrestojnë të njëjtin në afërsi të vijës kufitare, duke parandaluar largimin e tij nga territori i Republikës së Kosovës.
Policia ka njoftuar se Ndaj të dyshuarit ekziston urdhërarrest aktiv dhe se i njëjti kërkohej nga organet e drejtësisë për disa vepra të rënda penale “Vrasje në tentativë”, “Fajde”, “Privim i kundërligjshëm i lirisë” dhe “Detyrim”. Mirëpo bëhet e ditur se gjatë kontrollit të të arrestuarit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një thikë.
Lidhur me këtë është kontaktuar Prokurori kompetent dhe, sipas udhëzimeve të tij, është iniciuar rast për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.
Nga policia mësohet se pas përfundimit të procedurave të nevojshme nga Policia Kufitare, i dyshuari u është dorëzuar njësive kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, për procedura të mëtejme sipas urdhërarrestit dhe rasteve për të cilat kërkohej.
Ndërsa në njoftimin e policisë vazhdon të theksohet se mbeten të përkushtuar në mbikëqyrjen dhe kontrollin e kufirit shtetëror, parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme ndërkufitare si dhe në bashkëpunimin me njësitë tjera policore në lokalizimin dhe arrestimin e personave të kërkuar nga organet e drejtësisë.
